“Dëmi ka qenë shumë i madh!”/ Këngëtarja shqiptare flet për herë të parë pas grabitjes së shtëpisë

Mediale Vip

“Dëmi ka qenë shumë i madh!”/ Këngëtarja shqiptare flet për herë të parë pas grabitjes së shtëpisë

Më: 22 janar 2022 Në ora: 14:17
Adelina Berisha

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Adelina Berisha ka folur për herë të parë rreth ngjarjes së papritur që ndodhi disa javë më parë, ku shtëpia e saj është grabituar nga persona të paidentifikuar. Ndër të tjera ajo foli edhe rreth formatit Big Brother dhe jetën e saj private.

Këngëtarja tregoi se nuk ajo dhe familja e saj nuk e kanë pritur dhe nuk e kanë përjetuar aspak mirë grabitjen e shtëpisë së saj dhe ka shtuar se dëmi material ka qenë shumë i madh por pa dhënë shifra.

“Ka qenë diçka që nuk e kam përjetuar kurrë. Kur jemi kthyer në shtëpi e kemi parë shtëpinë në një gjendje të tmerrshme dhe nuk e denim se çfarë po ndodhte. Edhe kur ka ardhur policia kanë shkruar raportin. Ne nuk e dimë se kush e ka bërë. Shumë shpesh po ndodhin raste të tilla. Dëmi ka qenë shumë i madhe, gjërat materiale shkojnë e vijnë. Nuk kemi ndonjë dyshim dhe shpresojmë që policia ta zgjidhë këtë ngjarje”, u shpreh ajo.

Ndërsa e pyetur nëse do të merrte pjesë ne formatin Big Brother, ajo shprehu se nuk është artiste e skandaleve dhe nuk i ka preferuar asnjëherë. Sipas saj çdokush që hyn si banor do të japë një pjesë të keqe të vetes që ajo e quan “skandal”.

“Gjithmonë kam qenë një artiste që nuk kam mbijetuar me skandale dhe e dinë të gjithë që nuk kam skandale. Po të jesh një banore e një formati të tillë do nxjerrësh një anë të keqe të vetes tënde dhe këtë mund ta quaj skandal. Unë nuk do të kisha marrë pjesë për këtë arsye”, tha 31 vjeçarja.

Për sa i përket jetës private ajo rrëfeu se për momentin nuk është në një lidhje dashurie, por nëse do të ketë dicka të re do të bëhet publike.

“Jam shumë komode për momentin pasi jam e fokusuar vetëm te karriera ime. Jo, nuk ka asgjë për momentin. Kur të ketë diçka të re, jetojmë në një vend shumë të vogël që gjithçka merret vesh. Fatit nuk i dihet besoj që ai person që do të jetë fati im do të më pranojë për këtë që jam”, rrëfeu Adelina Berisha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat