Habit Demi Lovato!

Mediale Vip

Habit Demi Lovato!

Më: 23 janar 2022 Në ora: 06:13
Demi Lovato

Demi Lovato organizoi një “funeral” për karrierën e saj të muzikës pop dhe njoftoi se do të nis të shkruajë muzikë në rrymën punk rock.

Lovato postoi një foto të enjten mbrëma në llogarinë e saj të “Instagram” duke treguar gishtin e mesit përkrah një grupi njerëzish, duke përfshirë menaxherin e saj, Scooter Braun.

Një funeral për muzikën time pop”, ka shkruar ajo mbi foto.

Këngëtarja e “Confident” postoi gjithashtu “story” të shumta në rrjete sociale duke na treguar pak nga tingujt e rinj që do ta shoqërojnë këngëtaren në projektet e saj të reja muzikore.

“Ju nxirrni çfarëdo muzike që dëshironim dhe kur të doni, thyeni rregullat”, u tha këngëtares një nga kolegët e Braun, ndërkohë që pjesa tjetër bërtitën të emocionuar në fund.

Rikujtojmë se Demi është përfolur gjatë për “çmendurirat” e saj, që nga eksperimentimet me flokët, deri te tatuazhi i saj i fundit në kokë, dedikuar “Gjyshes Merimangë”.

“Ishte gjyshja merimangë ajo që na mësoi shumë gjëra”, ka shkruar ajo për kuptimin e tatuazhit. “Ajo na mësoi rreth qeramikës dhe thurjes. Ajo na mësoi për zjarrin, dritën dhe errësirën. Ajo na mësoi se ne jemi të gjithë të lidhur në një rrjet"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat