Pëlqehet ripërpunimi i ‘Përjetësisht’ nga Capital T

Mediale Vip

Pëlqehet ripërpunimi i ‘Përjetësisht’ nga Capital T

Më: 23 janar 2022 Në ora: 07:49
Capital T

“Përjetësisht” është një nga projektet emblemë të Ritmit të Rrugës.

Një këngë si kjo e ka dëshmuar se definitivisht nuk ka datë skadence dhe si e tillë asnjëherë nuk është e vjetër për t’u dëgjuar apo në rastin e sotëm, për t’u ripërpunuar.

Ka qenë reperi Capital T që e ka sjellë sot në një formë më ndryshe.

Në disa orë nga publikimi, ky ripërpunim ka marrë komente shumë të mira duke u pëlqyer mjaft nga ndjekësit e reperit.

Nëse nuk e keni dëgjuar ende, të plotë e gjeni në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat