DJ Dagz dhe Sabiani rregullojnë raportet pas daljes nga BBV, postojn imazhe duke shkëmbyer puthje

Mediale Vip

DJ Dagz dhe Sabiani rregullojnë raportet pas daljes nga BBV, postojn imazhe duke shkëmbyer puthje

Më: 23 janar 2022 Në ora: 10:00
Sabiani dhe Dagz

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP duket se vazhdojnë të jenë shumë të diskutuar edhe pas daljes së tyre nga aventura e famshme.

Megjithëse brenda shtëpisë kanë pasur disa herë debate dhe raporte jo shumë të mira me njëri-tjetrin, këngëtari Sabiani dhe DJ Dagz duket se kanë bërë paqe pas largimit nga spektakli.

Ata kanë realizuar së bashku një video nga prapaskenat e spektaklit, ku shihet teksa i dhurojnë përqafime të zjarrta njëri-tjetrit.

“Ja dhe vëllai i vogël ka ardhur këtu nga Kosova”, dëgjohet duke thënë Sabiani, pasuar nga DJ Dagz, i cili thotë: “Sabi, të dua shumë”.

Raportet e ftohura të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, vinin ngase dyshja Dagz dhe PM kishin pasur përplasje me balerinin Ilir Shaqiri, i cili është miki mirë i Sabianit.

Dagz doli nga shtëpia e Big Brother VIP të martën, gjersa të premten e eliminuara e radhës ishte këngëtarja Beatrix Ramosaj.

Image
Sabiani dhe Dagz
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat