“Kaq e pati dhe mërzia për Triksën”/Egzona “zëvendëson” këngëtaren, ja çfarë bën me Donaldin

Mediale Vip

“Kaq e pati dhe mërzia për Triksën”/Egzona “zëvendëson” këngëtaren, ja çfarë bën me Donaldin

Më: 24 janar 2022 Në ora: 15:57
Egzona Rafuna, Donaldi dhe Beatrix

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ishte e elminuara kësaj të premteje Big Brother Vip, përballë të dashurit të saj brenda shtëpisë Donald Veshajn dhe moderatoren Einxhel Shkira.

Ajo u përcoll me lot nga banorët dhe aktori i humorit, i cili pas daljes së saj në një diskutim me banoren e re Egzona Rafuna, shprehu se i dukej “çuditshëm pa Triksën”.

Megjithatë moderatorja nga Kosova i ka qëndruar afër në momentet e tij të vështira dhe së fundmi ata të dy organizuan një lojë për të trembur aktoren Monika Lubonja, gjë që Donaldi më parë e bënte më Beatrix Ramosajn.

Aktori dhe moderatorja u fshehën të dy dhe pritën për të friksëuar Monika Lubonjën. Këto shaka Donald Veshaj i bënte më parë në bashkëpunim me të dashurën e tij Beatrix Ramosaj dhe kjo ka sjellë reagime të shumta nga komentuesit në rrjet.

Ndjekësit kanë nisur aludimet e tyre në lidhje me situatat dhe nëpër komente ata e kanë cilësuar moderatoren nga Kosova si “gomë rezervë”, ndërsa kanë ironizuar edhe aktorin duke shkruar se “kaq e pati mërzia për Triksën”

Image
Komenti

“Çanta numër 3”, shkruan një ndjekëse duke iu referuar moderatores.

“Kaq e pati dhe mërzia për Triksën”, thotë një tjetër komentues.

Kujtojmë se ditën e djeshme Egzona u kujdes dhe i përgatiti mëngjesin aktorit të humorit pasi ai ishte i mërzitur. Kaq ka mjatuar që ndjekësit të shpërthejnë përsëri në komente, aludime dhe ironi.

Image
Komenti

“Iku jeta, u harrua, kapitull i mbyllur”, shkruan një tjetër ndjekës.

“Po mos ia marrtë edhe kjo Triksës. Ja mori dorën Donaldi, ta provojë edhe me Egzonën”, shkruan një tjetër ndjekës duke e shoqëuar me të qeshura komentin e tij.

Image
Komenti
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat