“Qëndro e fortë dashuria ime”, Donaldi ka disa fjalë për Beatrix

Mediale Vip

“Qëndro e fortë dashuria ime”, Donaldi ka disa fjalë për Beatrix

Më: 25 janar 2022 Në ora: 15:25
Donaldi, Beatrix

Që pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, u raportua se këngëtarja Beatrix Ramosaj nuk ka qenë në gjendje të mirë emocionale.

Një moment të tillë brenda shtëpisë po e përjeton edhe i dashuri i saj, aktori Donald Veshaj.

Ky i fundit ka qenë tejet i shqetësuar gjatë këtyre ditëve për atë se si është këngëtarja jashtë, si po ndihet dhe si mund ta ketë parë gjithë situatën midis tyre.

E sot në Instagramin e Donaldit, i cili menaxhohet nga vëllai i tij Romeo i është dhënë mbështetje Trixës.

“Që ta shohësh ylberin duhet të presësh shiun Beatrix Ramosaj. Qëndro e fortë dashuria ime”, thuhet në postim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat