Një baba beqar si Meriton Mjekiqi në fronin e ‘Love Story’?

Mediale Vip

Një baba beqar si Meriton Mjekiqi në fronin e ‘Love Story’?

Më: 25 janar 2022 Në ora: 17:44
Meriton Mjekiqi

I ftuar në panelin e opinionistëve ditën e sotme në Love Story Talk ishte Meriton Mjekiqi. Edhe pse është një nga moderatorët me të suksesshëm vitet e fundit, jeta sentimentale e Meritonit nuk ka ecur dhe aq mirë. Prej dy vjetësh ai është beqar, edhe pse është një baba i mirë dhe i përkushtuar ndaj të birit.

“Kam qenë në ‘Dance With Me’ me Vera Grabockën kur kuptova që do bëhesha baba. Pasi mbaroi ‘Dance’ shkova në Prishtinë me një ambicie tjetër, krijova emisionin, u bëra baba”, -ka shpjeguar Meritoni për jetën e tij intensive vitet e fundit.

Por a do të rikthehej Meritoni një ditë në Love Story, jo më si opinionist, por si fronist?

Në fakt, ai u tregua shumë pozitiv ndaj këtij propozimi dhe rrëfeu se do pranonte.

“Është kënaqësi, diçka spontane, do ta pranoja”, -tha me bindje ai.

Kështu që, mos u çudisni nëse vitin tjetër në fron do të shihni Meritonin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat