Ofendimet nacionaliste/ Rrëfehet Dua Lipa: Më thoshin se s’kam kombësi dhe se Kosova nuk ekziston

Mediale Vip

Ofendimet nacionaliste/ Rrëfehet Dua Lipa: Më thoshin se s’kam kombësi dhe se Kosova nuk ekziston

Më: 26 janar 2022 Në ora: 09:46
Dua Lipa

Këngëtarja e njohur shqiptare,  Dua Lipa ka rrëfyer se si ajo është kritikuar në rrjetet sociale se ajo nuk ka kombësi dhe as identitet apo se Kosova nuk ekziston. Lipa ka deklaruar se ajo e ka të vështirë të mos reagojë kur merr akuza të tilla.  Sipas saj, askush nuk mund të mohojë identitetin e saj, kulturën dhe vendin prej nga vjen. 

“Kam lexuar shumë komente nga njerëzit që më thonë se nuk kam shtet, nuk kam identitet, Kosova nuk ekziston”, tha ajo. “Kam jetuar në Kosovë, i di jetët e humbura”, shprehet Dua Lipa për Wall Street Journal.

“Pra, që dikush të më mohojë identitetin dhe përvojën time, është e vështirë për mua të mos reagoj dhe dhe të mos flas për këtë. Pra, kjo është diçka që unë do ta bëj gjithmonë”, shton ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Lipa flet për fjalët e ashpra me të cilat është përballur në internet.

Në një intervistë për të përditshmen britanike “The Guardian” në vitin 2020, Lipa u përgjigj se “gjuha jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në media, veçanërisht ndaj vajzave dhe grave është krejt abuzive dhe e pasjellshme.

“Duhet të jesh prej hekuri që të mos prekesh nga fjalë të tilla.  Është shumë e trishtueshme që duhet të nxjerrim mësime nga vdekja e dikujt”, tha Dua.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat