Iliri sheh në ëndërr bashkëshorten: Më tha...

Mediale Vip

Iliri sheh në ëndërr bashkëshorten: Më tha...

Më: 26 janar 2022 Në ora: 13:31
Ilir Shaqiri dhe Manuela

Ilir Shaqiri është zgjuar ditën e sotme duke treguar një ëndërr që kishte parë. Teksa ndodheshin në banjë, balerini i njohur i thotë Beniadës se kishte parë në ëndërr bashkëshorten e tij, e cila i thoshte se mund të jetë shtatzënë.

Modelja e njohur i thotë se sa bukur, pasi kjo është dhurata më e bukur që prindërit mund t’i bëjnë fëmijës, një motër ose vëlla.

Biseda mes Ilirit dhe Beniadës:

Iliri: Pashë një ëndërr Manuelën e më tha kryqëzo gishtat, se nuk po më vijnë, është një shenjë kjo

Beniada: Të ishte jashtë do kishe pyetur dikë se çfarë kuptimi ka. Por me siguri është një gjë e mirë

Iliri: Edhe muhabetet që u bënë, Donaldi që donte një motër

Beniada: Çfarë ke menduar?

Iliri: U këputa, dëgjova sa dëgjova

Beniada: Donaldi tha dua një motër. E ti kishe menduar Emily me një motër o vëlla.

Iliri: Shumë herë harrojmë se jeta është një dhe përqendrohemi shumë te puna, pa parë me vëmendje shumë gjëra të tjera. Hë ta bëj këtë edhe atë

Beniada: Po të mos kisha pasur Albanin, nuk e di si do e kisha qenë. Kur mendoj për të ardhmen mendoj për të, edhe po qëndrova në Shqipëri ta marr këtu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat