E hoqi nga Instagrami, por Bora Zemani surprizon me vendimin për Donaldin

Mediale Vip

E hoqi nga Instagrami, por Bora Zemani surprizon me vendimin për Donaldin

Më: 26 janar 2022 Në ora: 16:28
Donald Veshaj dhe Bora Zemani

Moderatorja  Bora Zemani pa hyrë në vitin 2022 e largoi nga rrjetet sociale ish-partnerin e saj, Donald Veshajn.

Megjithatë, Bora mban disa momente më të bukura që ka kaluar me Donald Veshaj, gjithashtu edhe vëllain e tij binjak, Roemo.

Bora ruan në rubrikën “Highlight” në Instagram fotografi të bukura bashkë me binjakët ku përfshihen edhe foto nga puna e tyre së bashku si moderatorë.

Image
Pamje nga profili i Bora Zemanit

“3shat”, ka mbishkruar imazhet moderatorja e njohur e programit “Përputhen”.

Ndryshe, Bora Zemani dhe Donald Veshaj, megjithëse realizuan një takim të papritur brenda “Big Brother VIP” i cili u pëlqye pafund nga publiku, dyshja i ndanë rrugët me njëri-tjetrin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat