A është takuar Fjoralba me Dj Dagz? Moderatorja zbulon çfarë mendon për partnerin e shoqes

Mediale Vip

A është takuar Fjoralba me Dj Dagz? Moderatorja zbulon çfarë mendon për partnerin e shoqes

Më: 26 janar 2022 Në ora: 16:32
Fjoralba Ponari dhe Dj Dagz

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” janë krijuar tre çifte, Donald me Beatrix, Dj PM me Sarah dhe Dj Dagz me Einxhel.

Teksa Dagz ka dalë tashmë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ai ka patur mundësinë të përshëndesë e të takojë të gjithë njerëzit e rëndësishëm të partneres së tij. Një ndër to ka qenë edhe mikesha e ngushtë e Einxhel, Fjoralba Ponari.

Kjo gjë është bërë e ditur nga vetë moderatorja e njohur, teksa ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”.

E pyetur se kur do të takohet me Dagz, Fjoralba tha se tashmë ishin takuar sapo Dj-i la shtëpinë para se të nisej në Prishtinë.

Ajo shtoi se mendon për të që është një djalë i zgjuar e me këmbë në tokë.

“Kur do të takohesh me Dagz?”, ishte pyetja drejtuar asaj, të cilës Ponari iu përgjigj: “Jemi takuar sapo la garën, para se të ikte në Prishtinë. Djalë i zgjuar dhe me këmbë në tokë”.

Image
Postimi i Fjoralba Ponarit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat