Robin Krasniqi dhe Marigona publikojnë fotografi në momente intime nga një palestër e boksit

Mediale Vip

Robin Krasniqi dhe Marigona publikojnë fotografi në momente intime nga një palestër e boksit

Më: 27 janar 2022 Në ora: 06:38
Robin Krasniqi dhe Marigona

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, në fillim të këtij viti u fejua me modelen Marigona Krasniqi.

Çifti, të cilët janë në lidhje që disa vite, po shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit.

Dyshja janë shumë aktiv edhe në rrjete sociale, ndërsa vazhdimisht publikojnë fotografi së bashku.

Ylli me prejardhje nga Deçani ka ndarë së fundmi dy imazhe përkrah partneres, me të cilën shfaqet në vendin e tij të preferuar, palestrën e boksit në Gjermani.

“RK”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi që njëherësh mblodhi komente nga më të ndryshmet prej miqve e ndjekësve.

Robin dhe Marigona kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë në një ceremoni të vogël së bashku me familjarët e tyre.

Ai këtë vit ka bërë të ditur se do të ketë edhe një martesë, por pa një datë të saktë akoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat