“Uaa ç’pate?”/ Monika i kërkon puthje në buzë Donaldit

Mediale Vip

“Uaa ç’pate?”/ Monika i kërkon puthje në buzë Donaldit

Më: 27 janar 2022 Në ora: 10:28
Monika dhe Donaldi

“Vëllai i Madh” u ka bërë një lojë mjaft të bukur banorëve, të cilët duket se po argëtohen paksa edhe pse nga kjo lojë janë duke marrë dënime.

Banorët do të duhet të jenë vigjilentë pasi një gong do të duket papritur nëpër shtëpi. Ata do të jenë në garë për ta fikur këtë pulsant sa më shpejt.

I pari që ia del të prekë këtë buton do të ketë të drejtën të japë një dënim. “Vëllai i Madh” i udhëzoi banorët paraprakisht me 16 lloje të ndryshme dënimesh.

Një prej dënimeve ishte që dikur të thoshte “Po” për çdo kërkesë të banorëve. Këtë dënim e mori Donaldi nga Einxhel, e kërkesat e banorëve ndaj tij kanë qenë të ndryshme.

Në një moment Monika i ka kërkuar aktorit të humorit se dëshiron ta puthë, e ai pranoi. Më pas ajo shton se do që ta puthë në buzë.

Pjesë nga biseda:

Monika: Unë dua të të puth

Donald: Si të më puthësh?

Monika: Të të puth more

Donald: Po, okej mirë

Monika: E pra tani përgatitu për puthjen time. Po do të puth në buzë

Donald: Në buzë ë? Uau Monika ç’pate?

Arjola: Ishe mirë deri tani.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat