Saranda sonte me “Ku je” në shqip

Mediale Vip

Saranda sonte me “Ku je” në shqip

Më: 27 janar 2022 Në ora: 21:57
Saranda Hasani

Një armatë e tërë e të rinjve çdo ditë e më shumë po na mbushin ekranet dhe mediat skandinave po na bëjnë të krenohemi me origjinën tonë.

Listës së këtyre emrave, sonte po i shtohet edhe një emër i ri Saranda Hasani, me origjinë është nga Vitia e Kosovës. Thotë se emrin i vunë familjarë të sajë, frymëzuar nga kaltërisa e bregdetit dhe anitikiteti i Sarandës, qytetit që mbartë në vetë një pjesë të historisë sonë.

Shqiptarja me origjinë nga Kosova, e lindur në Suedi, më 2014, njëra ndër tetë vokalistet më të mira në këtë shtet skandinav, sonte ne mesnatë vet ajo ka njoftuar se do ta prezantojë në platformën youtube dhe të tjera rrjete, këngën e saj më të re, kësaj here projektin në gjuhën shqipe, "Ku je", është projekti i parë në gjuhën shqipe meqenëse deri më tash Saranda, ka kënduar për audiencën suedeze.

Kënga 'Ku je', e cila do të lansohet sonte në mesnatë me tekst dhe melodi nga vet Saranda ndërsa studio që e realizoi quhet nga Bahoz & Baran, aranzhmanin e ka bërë po ashtu - Bahoz & Baran, për videon është kujdesur LEALTA e vokaliste është Saranda Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat