Paris Hilton sapo propozoi trendin e këpucëve të 2022-shit, por duhet guxim ‘i çmendur’

Mediale Vip

Paris Hilton sapo propozoi trendin e këpucëve të 2022-shit, por duhet guxim ‘i çmendur’

Më: 28 janar 2022 Në ora: 07:24
Paris Hilton

Ndërsa Paris Hilton ishte përballë prezantuesit Jimmy Fallon për të folur për martesën e saj dhe projektet aktuale në "The Tonight Show" më 24 janar, nuk ra në sy fustani i saj i shndritshëm në jeshile të theksuar. Guximi në ekran ishte më i madh se kaq.

Zgjedhja e stilistes Sammy K, dizenjuar nga Giuseppe di Morabito prezantoi një elegancë unike duke nxjerrë në pah sidomos të çarën joshëse dhe këmbët e tonifikuara të Paris.

Por ndërsa të gjithë u fokusuan të pjesët e zhveshura të trupit të saj elegant, nuk mund të mos vije re këpucët paksa të papërshtatshme të sipërmarrëses së famshme.

Në këmbën e djathtë, ajo kishte një këpucë të thjeshtë nudë nga Giuseppe Zanotti, ndërsa këmba e majtë kishte një tjetër nudë, por me xixa, që ia zbukuronin thembrën dhe gishtin e këmbës.

A ishte ky një “gabim” i qëllimshëm i garderobës, që është bërë, pa dyshim, për të tërhequr vëmendjen? Apo thjesht po nxitonte të dilte nga hoteli i saj?

Fallon mendoi të njëjtën gjë, kur u tall me këpucët “e gabuara” të Paris Hilton, në postimin e tij në Instagram.

A është ky një trend i këpucëve që mund të presim të shohim më shumë në 2022-shin? 

Paris thotë: "That's Hot" dhe meqë e thotë ajo, çfarë na mbetet ne të tjerëve?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat