Incidenti në Big Brother, Einxhel dërgohet në spital

Mediale Vip

Incidenti në Big Brother, Einxhel dërgohet në spital

Më: 28 janar 2022 Në ora: 11:46
Einxhel Shkira

Moderatorja Einxhel Shkira ka pësuar një incident brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Banorja ka thyer krahun. Einxhel ishte duke marrë pjesë në një nga lojërat që u organizua nga Big Brother.

Ajo u ngjit sipër ‘rrotës’ e duke dashur të kalojë në anën tjetër, rrëzohet në tokë dhe thotë: Opa thyeva krahun.

Banorët e tjerë fillimisht nuk e besuan mirëpo më pas u ngritën për ta ndihmuar.

Ndërakaq, së fundmi produksioni erdhi me një lajmërim për gjendjen shëndetësore të Einxhel.

Asaj i duhet të lë shtëpinë për trajtim në spital dhe gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat