Veç Tani nuk iu ‘gëzua’ lëndimit të Einxhel

Mediale Vip

Veç Tani nuk iu ‘gëzua’ lëndimit të Einxhel

Më: 28 janar 2022 Në ora: 14:38
Big Brother Vip

Lëndimit të Einxhel me sa duket vetëm Tani nuk iu ‘gëzua’ në fillim, pasi të gjithë banorët e tjerë nuk e morën seriozisht.

Einxhel po luante me një nga orenditë e shtëpisë dhe më pas u rrëzua, duke thënë ‘e theva krahun’. Fillimisht askush nuk i besoi, por gjendja e saj u përkeqësua.

Ishte Tani ai i cili kërkoi ndihmë fillimisht Donaldi, dhe ky i fundit nuk e mori seriozisht deri sa hyri brenda dhe pa gjendjen e Einxhel.

Gjatë ditës së sotme, Big Brother konfirmoi incidentin dhe njoftoi se Einxhel është dërguar në spital për trajtim të mëtutjeshëm, madje sipas mediave në Shqipëri, ajo i është nënshtruar edhe operacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat