Einxhel përfundon operacionin, kjo është gjendja e saj

Mediale Vip

Einxhel përfundon operacionin, kjo është gjendja e saj

Më: 28 janar 2022 Në ora: 20:12
Einxhel Shkira

Einxhel Shkira ka përfunduar me sukses operacionin në krah pas lëndimit që pësoi mbrëmë duke luajtur me banorët në Big Brother VIP.

Ka qenë blogeri Olti Curri ai i cili ka bërë të ditur se Einxhel ka përfunduar operacionin dhe se çdo gjë ka shkuar mirë.

“Njoftohem nga stafi i Hygeia që Einxhel sapo e mbaroi operacionin, është zgjuar dhe shkoi çdo gjë shumë mirë. Tani po e sistemojnë në dhomë”, ka shkruar Olti Curri.

Image
Postimi i Olti Currit

Reagimet për këtë lëndimet të Einxhelit kanë qenë të shumta në rrjete sociale, derisa një pjesë e madhe e ish banorëve i kanë uruar shërim të shpejtë.

Theksojmë se nuk dihet ende nëse Einxhel do ta vazhdojë lojën apo do ta përfundoj me kaq aventurën e saj në Big Brother VIP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat