“Mos thuaj kot dua finale për femra”- Donald Veshaj e thotë hapur: Nuk jam dakord të shkoj në finale me njerëzit që nuk e meritojnë

Mediale Vip

“Mos thuaj kot dua finale për femra”- Donald Veshaj e thotë hapur: Nuk jam dakord të shkoj në finale me njerëzit që nuk e meritojnë

Më: 29 janar 2022 Në ora: 08:21
Donald Veshaj

Donald Veshaj dhe Beniada Nishani janë dy nga banorët që janë bërë pjesë e Big Brother prej më shumë se 100 ditësh. Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, ata janë parë shpesh me njëri-tjetrin duke bërë biseda shoqërore dhe gjithashtu duke krijuar situata komike. Teksa po bisedonin në lidhje me finalistët e BBV, aktori shprehu se “nuk do ta dëshironte një finale me njerëz që nuk e meritojnë”.

Biseda nisi nga aktori i cili po kritikonte zgjedhjen e moderatores Einxhel Shkira për 4 finalistët e mundshëm. Ai tha se moderatorja nuk është koherente në gjërat që thotë, madje ai vuri në dyshim deklaratën e dhënë nga ajo në lidhje me një finale vetëm me femra.

Shkira tha në natën e spektaklit se “nëse do ta fitonte BBV një femër, do të jetë edhe ajo fituese”. Nga ana tjetër modelja Beniada Nishani u përpoq t’i shpjegonte aktorit arsyet e mundshme se pse nuk ka thënë emrin e tij për në finale.

Biseda:

Donald: E dije që pse ajo donte një finale të fortë?

Beniada: Donte një finale të fortë.

Donald: Me kë me Monikën?

Beniada: Do një finale të fortë, por ndoshta ka menduar njerëzit që donte.

Donald: Në atë moment zëre se produksioni do të të plotësojë një dëshirë…

Beniada: Kur ka menduar, ka zgjedhur tre njerëz që ka afër dhe dëshiron të kalojë ditën me to. Ndoshta dhe për situatën… si kanë shkuar gjërat me ty.

Donald: Ajo s’futi as Dagzin në finale.

Beniada: S’e futi në finale.

Donald: Jo se e meritonte më shume Iliri. Si njerëzit që donte me zemër? Ça do më thuash? Do më kthesh ndonjë përgjige?

Beniada: Jo, nuk ta kthej.

Donald: Atëherë çfarë i bie? Qëndro koherent! Nuk jam dakord që të shkoj në finale me njerëz që nuk e meritojnë, që kanë luftuar. Ti ke luftuar.

Beniada: Po çfarë të thoshte “Ilirin dhe Donaldin?”

Donald: A e ke thënë? Mbaje fjalën o vëlla!

Beniada: Kë do të linte jashtë? Monikën… Ndoshta ka ndryshuar mendim.

Donald: Normale që ka ndryshuar mendim. Por të mos i bëjë gjërat për fasadë dhe mos i thuaj gjërat kot, “Dua finale për femra”.

Beniada: Ka thënë edhe Monika që do një finale me femra.

Donald: Ajo ka thënë që po të fitojë një femër unë do jem e fituar. Vërtet ashtu mendon ti?

Beniada: Pse të mos jetë e vërtetë. Pse të mos e fitojë një femër ajo nuk do jetë e lumtur?

Donald: Do jetë por zëre se e ka fituar ajo është gjë shumë e madhe për t’u thënë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat