Dua Lipa për filmin “Zgjoi”: Mori shumë çmime në ‘Sundance’ dhe basti im është që Basholli do të shtojë një ‘Oscar’ në koleksionin e saj

Mediale Vip

Dua Lipa për filmin “Zgjoi”: Mori shumë çmime në ‘Sundance’ dhe basti im është që Basholli do të shtojë një ‘Oscar’ në koleksionin e saj

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 07:50
Dua Lipa

Në faqen zyrtare të filmit “Zgjoi” në Instagram është shpërndarë një postim i këngëtares me famë botërore, Dua Lipës, në të cilin tregon sërish mbështetjen për filmin e Kosovës.

Përkrahja e vazhdueshme e yllit vjen pasi Kosova është futur për herë të parë në listën e ngushtë të nominimeve për “Oscars 2022”.

Derisa ka nisur procesi i votimit të anëtarëve të jurisë për çmimin e Akademisë së Filmit, promovimet kanë qenë të shumta në rrjete sociale nisur nga fytyrat publike e deri tek qytetarët e këtij vendi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by HIVE (@hive.film)

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të Lipës:

Zgjoi është një film i bukur që tregon historinë prekëse dhe frymëzuese të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës. Kjo histori lufte dhe këmbënguljeje është ajo që duhet treguar.

Flet për shpirtin e përvojës kosovare dhe shpresoj se mund të ndihmojë në shërimin kolektiv të familjeve që u ndanë dhe njerëzve që humbën të dashurit e tyre.

Jam shumë krenare për atë që ka arritur Blerta Basholli – është një frymëzim. ZGJOI mori shumë çmime në Sundance dhe bast im është që Basholli do të shtojë një Oscar në koleksionin e saj”. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by HIVE (@hive.film)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat