Të hënën për shkak të minutazhit shumë të ngjeshur 4 fronistët nuk mundën që të dhuronin trëndafilin për personin që do ta zgjedhin në takimin e javës. Ndaj u vendos që ceremonia të zhvillohej gjatë emisioni ditor “Love Story Talk”. Por kë zgjodhën fronistët?
Dea vendosi që javën e ardhshme të dalë në një takim me Albionin. E pritshme kjo edhe për opinionistët duke pasur parasysh se çfarë ndodhi në takimin e kaluar mes Deas dhe Enit që u ndërpre për shkak të një mesazhi të Albionit.
Johnny zgjodhi t’ia jepte trëndafilin Rominës për të vazhduar njohjen me të. “Do ia jap trëndafilin një vajze që kam qejf me e njohur më afër. Do shohim si do dalim me njëri-tjetrin. Edhe po nuk janë njerëzit e qartë, kush e di, do bëhem unë i qartë. Këtë javë do marrë trëndafilin Romina”, tha Johnny.
Ndërkohë Kristi zgjodhi të nxirrte në takim Kleonën, por kërkoi nga ajo një shpjegim se pse është sjellë çuditshëm kohët e fundit. Shpjegim që Kristi nuk e mori në studio dhe duhet të presim takimin për ta sqaruar se çfarë ka ndodhur mes të dyve.
Kristi: E kam shumë të vështirë këtë radhë se janë dy goca këtu që janë sjellë në mënyrë shumë të çuditshme kohët e fundit, sidomos Kleona, nuk e di ça pati dy javët e fundit dhe nuk më është shpjeguar akoma.
Kleona: Nuk dua të të shpjegohem që të të ndikoj pastaj tek vendimi.
Kristi: Unë trëndafilin për Kleonën e kam, por dua nga Kleona të shpjegohet. Nuk flet fare, nuk hapet fare, nuk e di ça ka?
Ndërkohë, Daniela vendosi që të ketë një takim me Vilianin.“Dikë e kishte marrë malli për mua dhe nuk po pret më fare, thjesht do një takim sqarues”, tha Daniela.