Donaldi shpërthen ndaj Einxhel: Ti ke qenë e punësuar te mua

Mediale Vip

Donaldi shpërthen ndaj Einxhel: Ti ke qenë e punësuar te mua

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 23:47
Einxhel, Donaldi

Shfaqja e fjalëve që Donaldi dhe Einxhel kanë thënë për njëri-tjetrin sot në mbrëmjen LIVE në Big Brother, ka bërë që ata të dy të shpërthejnë në akuza ndaj njëri tjetrit.

Donaldi foli tepër i tensionuar duke thënë se Einxhel është një vajzë shumë e ulët.

“Ti je vajzë shumë, po shumë e ulët, super e ulët, me ty nuk merrem më. Se si del flet për mua dhe vëllain tim, kush je ti njëherë? Flet ti? Ti që ke qenë e punësuar te unë?

Ti po analizon të kaluarën time, po më gjykon për sjelljen time, po gjykon lidhjet e mia. Po ti kush je? Çfarë edukate ke? Çfarë ke bërë në jetë? Je 32 vjeç, kush të ka marrë, kush je?,” tha Donaldi.

“Je bërë i famshëm prej të dashurës tënde, se nuk të njihte njeri, personazh portalesh u bëre prej lidhjes tënde,” u përgjigj Einxhel.

Debati

Donald: Ta them unë kush je? Ke qenë e punësuar te mua. Nuk e di jetën time.

Einxhel: Po e di, e kam dëgjuar.

Donald: Nëse ti e ke dëgjuar nuk e ke kuptuar, kujdes kur hap gojën. Kam sakrifikuar më shumë se askush tjetër. Ato fjalë, të hapësh një muhabet që unë nuk kam dashur ta hap, flet për të kaluarën time.

Einxhel: Donald që kur ke hyrë se folur për lidhjen e vet.

Donald: Ti je vajzë shumë e ulët.

Einxhel: Do më lësh të flas? Unë nuk jam person që qaj kot.

Donald: Po analizon të kaluarën time, po analizon sjelljet e mia dhe ccdo gjë. Je realisht e paedukatë. Më thuaj ku ke punuar, ca ke bërë 2 vite?

Einxhel: Do të jap ty llogari?

Donald: Po fole për mua.

Einxhel: Po mendoj se je bërë i famshëm prej të dashurës tënde. Po ti s’me ke dhene leket akoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat