“Nxirr fotot e Einxhel”/ Ja postimi që bëri Romeo pas debatit të Donaldit

Mediale Vip

“Nxirr fotot e Einxhel”/ Ja postimi që bëri Romeo pas debatit të Donaldit

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 14:57
Donald dhe Romeo Veshaj

Një debat i ashpër lindi gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar në “Big Brother VIP” mes Eixhel Shkirës dhe Donald Veshajt.

Një deklaratë e moderatores së njohur se vëllezërit Veshaj janë bërë të famshëm nga të dashurat e tyre, bëri që një situatë aspak e këndshme të krijohej në live show.

Më pas, ata kanë pasur një bashkëpunim jashtë shtëpisë, që nuk ka përfunduar mirë. Einxhel shpërtheu ndaj tyre, duke thënë se kishte bërë një aksident dhe se e kishin hequr nga puna.

Image
Postimi i Romeo Veshaj

Donaldi tregoi anën e tij të historisë, duke thënë se Einxhel nuk e merrte seriozisht punën, madje i kërkoi binjakut të tij Romeos që nga jashtë të publikonte provat dhe fotot që vërtetonin fjalët e tij.

Pas gjithë kësaj situate ka reaguar dhe Romeo i cili ka publikuar një video ku shihet binjaku i tij i tensionuar. Romeo krah videos shkruan: “Demi i vëllait bëhu i fortë”.

Image
Postimi i Romeo Veshaj
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat