‘E dija që ishin kundra dashurisë tonë’/ Trekëndëshi mes saj Donald-Bora, Beatrix rrëfen: E shkuara e askujt nuk fshihet…

Mediale Vip

‘E dija që ishin kundra dashurisë tonë’/ Trekëndëshi mes saj Donald-Bora, Beatrix rrëfen: E shkuara e askujt nuk fshihet…

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 16:04
Beatrix

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix është folur shumë gjatë në rrjet, ndërsa ditën e sotme, në një rrëfim ekskluziv për ‘Fan Club’, Beatrix Ramosaj ka zbuluar më tepër.

E pyetur nëse ishte e vetëdijshme për ‘uraganin’ që krijoi kur nisi një marrëdhënie me Donaldin, Beatrix tha se e priste të kishte aq shumë reagime negative, edhe pse nuk priste që ishin në përmasa kaq të mëdha.

“Ke çifte që sot e kësaj dite janë të ndarë dhe vazhdojnë kanë atë shpresën. E dija e kisha menduar, e dija që do kishte njerëz që nuk do ta pëlqenin lidhjen time me Donaldin, por që nuk e kisha marr me mend që do të ishte në përmasa kaq të mëdha”, tha ajo.

“E shkuara e askujt nuk fshihet. E shkuara është e shkuara dhe ti ndjen paqe me atë gjënë dhe unë ashtu kam reflektuar”, tha më tej Beatrix.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat