Rrjeti mendon se e gjeti emrin e djalit të Kylie Jenner!

Mediale Vip

Rrjeti mendon se e gjeti emrin e djalit të Kylie Jenner!

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 09:27
Kylie Jenner

Kylie Jenner i tregoi sot gjithë botës se djali i saj erdhi në jetë. Sapi lajmi u përhap nisën edhe aludimet e dyshimet mbi emrin e të voglit që ka lindur në datën e veçantë 2.02.2022.

Duke marrë shkas nga data, fansat janë të bindur se emri i vëllait të vogël të Stormi-t është Angel, por dyshimet i shtuan më shumë edhe komentet nga miqtë e Kylie-t në postimin e saj të “Instagram”.

“Unë me të vërtetë mendoj se emri i foshnjës është Angel sepse 222 janë numra engjëlli dhe Kris e disa të tjerë kanë komentuar nën postimin e Kylie me fjalët ‘angel baby’,- shkruan dikush në “Twitter”.

“Koha e teorisë: foshnja e Kylie Jenner quhet engjëll. Të gjithë ata që e njohin Kylie-n po komentojnë diçka engjëlli në postimin e saj ku ajo njofton lindjen e fëmijës së saj. Ajo gjithashtu ka lindur më 2/2/22”,– thotë dikush tjetër. Tani pritet vetëm konfirmimi nga vetë Kylie ose familja e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat