Historia e modeles hungareze që u burgos padrejtësisht në Itali

Mediale Vip

Historia e modeles hungareze që u burgos padrejtësisht në Itali

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 12:19
Greta Gila

Modelja hungareze 24-vjeçare, Greta Gila i ka kërkuar shtetit italian një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh për arrestim të padrejtë.

Më 22 mars, 2019, ajo u arrestua në një hotel në Fiumicino, para se të fluturonte për në Tokio për një sesion fotografik. 24-vjeçarja u akuzua për trafik droge. Ajo qëndroi 74 ditë në burg në Civitavecchia. Gjykata vendosi t’ia lehtësojë masën e sigurisë, duke i dhënë arrest shtëpie për gjashtë muaj. Gila e kishte të pamundur të largohej nga Italia, pasi ishte e detyruar të firmoste çdo javë në policinë e Romës.

Më 10 dhjetor 2019, Gila mori njoftimin se prokurori i Civitavecchia-s kishte mbyllur hetimet dhe për rrjedhojë ajo mësoi se arrestimi i saj kishte rezultuar një gabim.

Në vitin 2019 emri i Greta Gila filloi të bëhej i njohur në botën e modës dhe konkurseve të bukurisë.

Dy vite më parë ajo ishte zgjedhur Miss Turizmi në vendin e saj dhe ishte nominuar për Miss Hungaria në vitin 2018. Ajo kishte marrë pjesë edhe në Miss Universe në Kinë.

Më 22 mars 2019, Gila kishte bërë një ndalesë në Fiumicinio përpara se të nisej për në Tokio, ku po e prisnin për të realizuar një sesion fotografik. Ajo do të nisej të nesërmen në mëngjes.

Ndërkohë, siç e shpjegoi avokati i saj Massimiliano Scaringella, stilistja e sesionit fotografik mbërriti në Fiumicino nga Brazili, në bagazhin e të cilës iu gjetën 11.kg kokainë.

“Droga duhej t’i dorëzohej një bashkëpunëtori, ndërsa sesioni fotografik ishte vetëm një mburojë e trafikut të drogës. Ishte shumë e qartë se Greta Gila ishte thjeshtë një viktimë, pasi nuk kishte dijeni në lidhje me drogën”, tregon Scaringella.

Atë mbrëmje, modelja hungareze kishte darkuar me një menaxher të agjencisë së saj. Atyre iu bashkua edhe stilistja.

Siç duket, për shkak të darkës, kjo e fundit u vonua për të dërguar mallin, ndërsa e nervozuar, i kërkon modeles që të ngjitet në dhomë dhe ta presë deri sa të kthehet.

Policia italiane, tregon avokati, kishte realizuar një operacion policor i ashtuquajtur “dorëzim i drejtuar”. Ajo u arrestua në flagrancë ndërsa po dorëzonte mallin.

Në kohën që stilistja, e ndjekur nga policia italiane, trokiti në derën e modeles, kjo e fundit, e cila fliste shumë pak fjalë italisht, mendoi se ishte një grabitje. Më pas, policia italiane, kontrolloi dhomën e saj por nuk arriti të zbulojë asgjë. Ajo u shoqërua në polici, ndërsa iu komunikua akuza për trafik ndërkombëtar droge.

Pasi u ndalua, Gila kërkoi të telefononte prindërit e saj, të cilët arritën të gjenin një avokat në Romë, Scaringella, i cili fliste hungarisht.

Në pyetjet e para, Gila shpjegoi se nuk e kishte takuar kurrë më parë stilisten dhe se ishte tranzit në Romë, pasi do t’i duhej të fluturonte drejt Tokios ku ishte e punësuar për të realizuar një sesion fotografik.

Vetëm pas 73 ditësh, avokati arriti të zbusë masën e dënimit. Ajo në Romë filloi të punonte, fillimisht në një bar-kafe dhe më pas në një dyqan mode.

Në fakt, hetimet nuk zbuluan asnjë lidhje të saj me trafikun e drogës, ndërsa seti fotografik që do të realizohej në Tokio ishte përdorur si mbulim pa dijeninë e modeles dhe personave të tjerë që kishin për të punuar në atë shërbim, i cili shërbente si mbulim për trafikun e kokainës.

Ajo ka kërkuar një dëmshpërblim prej 100 mijë euro për shkak të dëmit të madh psikologjik që i është shkaktuar dhe kjo kërkesë do të shqyrtohet me 22 shkurt nga gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat