Mësojnë se Antonela do prezantojë Sanremon, banorët e BB shpërthejnë në të qeshura: Besojmë te kunati i saj

Mediale Vip

Mësojnë se Antonela do prezantojë Sanremon, banorët e BB shpërthejnë në të qeshura: Besojmë te kunati i saj

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 10:09
Antonela Berisha

Pak ditë më parë, Antonela Berishaj bëri të ditur se do të jetë pjesë e festivalit të Sanremo, ku do të intervistojë yjet italinaë para dhe pas performancës së tyre.

Sot Big Brother ka vendosur në provë banorët që nëpërmjet 40 fakteve nga jashtë të gjejnë se kush janë të vërteta dhe cilat jo.

Teksa janë vendosur përballë faktit që Antonela do të prezantojë në Sanremo, ata kanë shpërthyer duke u shprehur që kjo nuk është e vërtetë.

Madje Einxhel është shprehur që është e qartë që Antonela nuk mund të prezantojë në Sanremo, duke u shprehur kështu me ironi ndaj ish banores.

“Ta prezantojë Antonela mos ta prezantoj unë? Do shkoj ta kap për veshësh? Nëse ka ndonjë që mund ta prezantojë Sanremon jam unë”, tha Beniada.

“Të shkosh të prezantosh Sanremo ka qenë një Alketa Vejsiu, nëpërmjet ndërhyrjes së një super agjenti që është më i madhi i Italisë dhe hyri për një prezantim të shkurtër.Anontela të prezantojë Sanremo-n? A jeni në metro apo jo?”, tha Iliri.

Nga ana e tij Donaldi me ironi tha se ai besonte te kunati i saj, një biznesmen i njohur në Tiranë, i cili sipas tij mund të paguante që Antonela të ishte pjesë e Sanremos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat