Pas skandalit që iu nxor, vjen reagimi i parë nga Antonela

Mediale Vip

Pas skandalit që iu nxor, vjen reagimi i parë nga Antonela

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 19:08
Antonela Berisha

Antonela Berisha bëri bujë të madhe me pjesëmarrjen e saj në festivalin Italian ‘’Sanremo’’. Disa ditë pas përfundimit të festivalit, në media u publikua lajmi se Kryetari i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, përmes Top Albania Radios, ka thënë se nuk ekziston aspak një lajm i tillë dhe se pjesëmarrja e saj ishte një mashtrim.

Sipas tij, ka qenë vetëm një media italine që e ka postuar dhe më pas lajmi është fshirë.

Ai ka shtuar se, si një person që e ndjek vazhdimisht Sanremon, ka kërkuar për pjesëmarrjen e Antonela Berishës dhe nuk i ka rezultuar asgjë e tillë.

Sipas tij ekzistonte vetëm një screenshot, nga një portal italian, por që sot nuk është.

“Unë atë portalin nuk e gjej më. Ka portale që paguan. Kjo puna e Sanremos është thjesht në kokën e zonjushës, Antonela Berisha. Sanremo është një qytezë, që edha ai që shet byreqe, thotë jam në Sanremo. Mirëpo, pjesëmarrja në qytet nuk të bën pjesë të një spektakli”, u shpreh ai.

Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar vet Antonela, ku sqaron gjithë situatën.

Ajo zbulon se asnjëherë nuk ka thënë që do të jetë pjesë e Sanremos por ‘’kumbara e javës’’ dhe më pas ka publikuar screenshoot-et e postimeve dhe pamje nga prapaskenat e angazhimit të saj në festival.

Mes tjerash Antonela ka thënë se gazetari në fjalë po e sulmon për faktin se ajo nuk i ka pranuar asnjëherë ftesën për ne emisionin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat