Agron Llakaj këshillon Donaldin: Duhet ta vlerësosh lirinë

Mediale Vip

Agron Llakaj këshillon Donaldin: Duhet ta vlerësosh lirinë

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 07:35
Agron Llakaj, Donaldi

Banorët sot kanë mirëpritur në shtëpi disa nga miqtë e tyre më të mirë.

Për të surprizuar Donaldin kishte ardhur aktori i mirënjohur Agron Llakaj.

Teksa të dy qëndruan në oborr ata kanë shfrytëzuar kohën të flasin pak me njëri-tjetrin.

‘’Është presion i madh psikologjik dhe emocional. Ke humbur 8 kile dhe nuk janë asgjë sepse ato i rimerr shumë shpejt, por ajo që është më e rëndësishme është fakti tit ë vlerësosh lirinë pasi të dalësh nga këtu. Duhet të ndjesh dhe ta shijosh lirinë sin ë jetë ashtu edhe në karrierë edhe në art’’,- tha Agroni.

Ndërkaq Donaldi nuk harronte në asnjë moment të shprehte sesa e kishte marrë malli për këshillat dhe bisedat e gjata me mikun e tij Agron Llakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat