Kanye i vendos një kusht Billie Eilish

Mediale Vip

Kanye i vendos një kusht Billie Eilish

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 10:58
Kanye West, Billie Eilish, Travis Scott

Ndoshta nuk do ta shohim Kanye West në shfaqjen e Coachella-s këtë prill. Reperi 44-vjeçar, i cili së fundmi ndërroi emrin e tij në “Ye”, refuzon të performojë në spektaklin më në zë deri në momentin që Billie Eilish të kërkojë ndjesë për komentet që ka bërë gjatë koncertit në “State Farm Arena” të Atlantata-s.

West i ndau pakënaqësitë që ka ndaj këngëtares në rrjetin e tij social “Instagram”  për gjestin që ajo bëri ndaj një fansi të saj. Ajo ndaloi performancën  natën e dytë të turneut botëror të saj “Happier Than Ever” për t’i dhënë një aparat frymëmarrjeje një fansi, pasi pa që ai po mbytej.

Të duhet një aparat frymëmarrjeje? Kush ka nevojë? A kemi një aparat të tillë? Djema, merreni me qetësi. Mos u ngjishni me njëri-tjetrin”, u shpreh Billie teksa drejtonte gishtin nga turma.

West i cilësoi komentet e këngëtares si ironi dhe përçmim ndaj tragjedisë së ndodhur në “Astroworld”, ku mbetën të vdekur disa njerëz nga asfiksia.

“Hë pra, Billie! Ne të duam ty. Lutem që t’i kërkosh falje Travis Scott dhe të gjithë familjeve të njerëzve që humbën jetën. Askush nuk kishte qëllim që të ndodhte një gjë e tillë. Travis as nuk ia kishte idenë që po ndodhte kjo gjë teksa ishte në skenë. Ai u lëndua shumë nga çfarë ndodhi dhe po, ai do të jetë me mua në Coachella, por më duhet ndjesa e Billie-t përpara se të performoj”, shkruajti Kanye West.

Nga ana tjetër, Billie Eilish ka reaguar në lidhje me deklaratën e Kanye West duke thënë se veprimi i saj nuk ishte fare i qëllimshëm ndaj Travis Scott . Ajo dëshironte thjesht t’i jepte një ndihmë fansit të saj që po asfiksohej në ato momente dhe asgjë më tepër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat