Arbana shtang banorët me vendimin e fundit: Big Brother do të shtyhet me 1 muaj dhe banorët e rinj ...

Mediale Vip

Arbana shtang banorët me vendimin e fundit: Big Brother do të shtyhet me 1 muaj dhe banorët e rinj ...

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 23:48
Arbana Osmani

Këtë javë banorët patën disa të ftuar VIP në shtëpi për darkë. Disa prej personazheve ishin Agron Llakaj, Ermal Mamaqi, Ed Manushi, Flor Gjini, Xhemi Shehu.

Vëllai i Madh transmetoi disa nga momentet më të bukura nga darka dhe bisedat plot humor që shkëmbyen mes tyre.

Megjithatë Arbana tronditi banorët me një vendim që në fakt më pas ata nuk e besuan.

“Personazhet që darkuan me ju ishin me një qëllim aty. Ata do të jenë personazhet e rinj të Big Brother dhe se emisioni do të shtyhet edhe për një muaj,” tha Arbana.

Për një moment banorët u shtangën por më pas u treguan mosbesues ndaj këtij vendimi.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat