Pamjet bënë xhiron e rrjetit/Një vajzë hyri në skenë për të bërë twerk, si reagojnë Mozzik dhe Getinjo

Mediale Vip

Pamjet bënë xhiron e rrjetit/Një vajzë hyri në skenë për të bërë twerk, si reagojnë Mozzik dhe Getinjo

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 09:57
Koncerti i Mozzik dhe Getinjo

Vëllezërit Mozzik dhe Getinjo ishin në Tiranë, ku do të performonin në një klub nate, por jo gjithçka shkoi siç duhet.

Një fanse e tyre nuk hezitoi të ngjitej në skenë për të bërë tëerk për ta. Pas disa sekondash, Mozzik bëri me shenjë që të ndërhyjnë menjëherë rojet e sigurisë.

Pas tij, të njëjtin veprim bëri edhe Getinjo pa e ndalur për asnjë moment performancën.

Image
Koncerti i Mozzik dhe Getinjo

Me ndërhyrjen e rojeve të sigurisë, vajza ka kapur dorën e Mozzik në mënyrë që ta lejonte të qëndronte në skenë, por ai duket se nuk pranoi.

Pamjet e saj kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kudo po komentohet veprimi i saj. Nga ana tjetër, Mozzik ka paralajmëruar se me 14 shkurt do të sjellë albumin e tij të ri muzikor.

Image
Koncerti i Mozzik dhe Getinjo
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat