Pasi kuptoi se Beatrixi nuk do të hynte në shtëpi, Donaldi bëri reagimin e papritur

Mediale Vip

Pasi kuptoi se Beatrixi nuk do të hynte në shtëpi, Donaldi bëri reagimin e papritur

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 16:21
Beatrix dhe Donald

Mbrëmë në mesin e banorëve të dikurshëm që do të hynin për darkë ishte paraparë edhe Beatrixa.

Por, një shaka e mbrëmjes së kaluar ka bërë që ajo të ndryshojë mendje.

Fakti se Ermal Mamaqi bëri shaka duke thënë që do ta marrë Borën në filmin e rradhës, dhe të qeshurat që pasuan, nuk i kanë pëlqyer Trixës që ka qartazi hatërmbetje.

Ermali ishte thirrur menjëherë në dhomën e rrëfimit dhe doli nga shtëpia me urdhër të produksionit por dëmi duket se vetëm që është bërë.

Donald Veshaj ka zgjedhur të qëndrojë i distancuar nga banorët e shtëpisë dhe ish-banorët e “BB VIP”, të cilët u futën për të darkuar mbrëmë pas emisionit.

Teksa banorët hidhnin valle dhe e thërrisnin aktorin t’i bashkohej, ai ka zgjedhur të ulet në tavolinë e të mos i bashkohet gëzimit të tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat