A u nda nga Alvisa prej tradhëtisë? Veprimi i Bashkimit i thotë të gjitha

Mediale Vip

A u nda nga Alvisa prej tradhëtisë? Veprimi i Bashkimit i thotë të gjitha

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 17:31
Bashkimi

Alvisa dhe Bashkimi nuk janë më bashkë.

Pikërisht në momentet që gjërat dukeshin se po shkonin mjaft mirë, Bashkimi befasoi të gjithë me postimin e tij.

Ai tregoi se lidhja e tyre mori fund por nuk tregoi arsyet duke u treguar i rezervuar në këtë aspekt.

Ndërkohë Alvisa së fundmi ka dhënë një intervistë ku tregoi pak më shumë detaje se pse janë ndarë.

“Ndarja nuk ka ardhur befasisht. Para se Bashkimi të publikonte atë story, kemi kontaktuar me njëri-tjetrin, jemi takuar dhe kemi vendosur që njohja jonë të përfundonte aty. Ishte një vendim që e kemi marrë të dy së bashku. Nuk ka qenë me sherr. Normalisht dhe shumë paqësore nuk mund të jetë sepse kishim krijuar një ndjesi për njëri-tjetrin. Të paktën nga ana ime ka qenë një ndjesi e fortë përderisa hodha hapin për t’u rikthyer në program. Nuk dua të hyj në detaje, ishin disa gjëra. Duke qenë se unë kam pasur lidhje serioze, Bashkimi nuk ka pasur, unë e shihja në një këndvështrim tjetër. Unë isha ajo që doja të flisja 24 orë, të takoheshim më shpesh, ishte më i tërhequr, sepse varet si jemi formuar”- është shprehur ish konkurrentja e Për’puthen.

Pas deklaratës së saj sot Bashkimi ka qenë i ftuar në emisionin “E diell” ku nuk i shpëtoi pyetjes rreth ndarjes me Alvisën.

I pyetur se a është tradhëtia arsye e ndarjes nga Alvisa ai pranoi të bëhet pis me qumësht e të mos japë përgjigje, duke lënë publikun të nënkuptojë se këtu ka diçka më shumë.

Por cila është e vërteta e ndarjes së çiftit të Për’puthen mbase do të zbulohet në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat