Shoqja e ngushtë e Borës i dedikoi këngë, reagimi i papritur i Donaldit kur produksioni e vendos në BBV

Mediale Vip

Shoqja e ngushtë e Borës i dedikoi këngë, reagimi i papritur i Donaldit kur produksioni e vendos në BBV

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 19:52
Semi Jaupaj, Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj dhe Bora Zemani

Këngëtarja e radhës që i ka dedikuar një këngë, një banori të shtëpisë së “Big Brother Vip” është Semi. Kjo e fundit, i ka dedikuar Donaldit një këngë në të cilën i thotë “mos u kthe shko tek zemra tjetër që të pret”.

Vlen të theksohet se Semi është shoqja e ngushtë e Bora Zemanit me të cilën aktori ka patur një lidhje, por u “nda” dhe krijoi një tjetër brenda BBV me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Fjalët duket se shkojnë drejtpërdrejtë për Donald Veshajn, ndërsa ajo që ka shtuar akoma më shumë “dyshimet” ka qenë arushi që Semi mban në duar, pasi është i njëjti që kishte në BBV dhe që i dha Donaldit kur ajo u eliminua, derisa ky i fundit nisi lidhjen me këngëtaren dhe ia ktheu sërish Semit.

Kënga është vendosur në Big Brother.

Donaldi ka parë Ilirin në sy duke nënkuptuar që është "për mua" e ka nënqeshur. Më tej ai ka thënë: Shumë e bukur kënga e Semit, po pak e trishtë!

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat