A fjeti me Fifin pas daljes nga shtëpia? Monika shuan kureshtjen: Kemi vendosur të flejmë diku por…

Mediale Vip

A fjeti me Fifin pas daljes nga shtëpia? Monika shuan kureshtjen: Kemi vendosur të flejmë diku por…

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 10:42
Fifi dhe Monika

E ftuar ditën e sotme në Fan Club Prime ka qenë ish-banorja e Big Brother Monika Lubonja.

Monika ka treguar se nuk ka arritur dot të mbante fjalën dhe të flinte me Fifin sapo të dilte nga shtëpia e Big Brother.

Ardhja e vajzës së saj nga Gjermania por edhe mamaja që mezi e priste kanë qenë arsyet.

Megjithatë sipas Monikës kjo gjë do të realizohet së shpejti.

“Nuk arrita dot sepse nuk mund të gënjë por Fifi kishte ardhur.

Kishte ardhur të më merrte. Por ardhja e Teas nga Gjermania, mu desh te rrija me Tean. Ndërkohë që edhe mamaja ime kërkonte që të rrija me të. Dhe prandaj u bë e pamundur vajtja dhe ne e kemi lënë që do jemi një ditë bashkë dhe e kemi vendosur të flejë diku, por nuk po e tregoj“- ka thënë Monika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat