Sherret, batutat pikante dhe ‘kthesat’/ Si ka qenë loja e katër finalistëve të Big Brother

Mediale Vip

Sherret, batutat pikante dhe ‘kthesat’/ Si ka qenë loja e katër finalistëve të Big Brother

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 14:51
Donald, Beniada, Einxhel dhe Ilir

Tashmë numërimi mbrapsht ka nisur dhe nga finalja e “Big Brother VIP” kanë mbetur vetëm 2 ditë. Mungesa e këtij formati për katër vite në ekranet shqiptare dhe ardhja me versionin me personazhe publike dhe jo njerëz të zakonshëm, bëri që njerëzit ta prisnin me padurim. Përgjatë katër muajve, “Big Brother VIP” ka qenë fenomen në vendin tonë dhe është ndjekur si asnjëherë më parë, kjo edhe për shkak të mediave sociale që i afruan banorët edhe më shumë se vitet e tjera me publikun.

Rrëfimet, debatet, mërzitjet dhe historitë e tyre u bënë të të gjithëve. Rreth 30 personazhe të njohura ose më pak të njohura pranuan të ishin pjesë e kësaj aventure që iu dha shumë, ndonëse vetëm katër prej tyre arritën në finale. Dhe ne sot do ndalemi pikërisht te katër finalistët: Donaldi, Beniada, Iliri dhe Einxhel. Karakteri dhe loja e tyre krejt e ndryshme nga njëri-tjetri duket se e arsyetojnë më së miri se përse publiku votoi ata për në finale. Të katërt kanë shënjuar edicionin e parë të “Big Brother VIP” dhe me siguri do mbahen mend për shumë gjatë.

DONALDI

Sikurse ka pranuar edhe vetë moderatorja e emisionit, Arbana Osmani, Donaldi ka qenë kryefjala e këtij formati. Donaldi ka marrë dashur-padashur pozicionin e aktorit kryesor të nje filmi dramatik dhe romantik brenda nga reality-shoë si “Big Brother”. Në nisje të rrugëtimit të tij në këtë format, pak kush mund ta kishte marrë me mend se Donaldi do i sjillte shtëpisë më të famshme në Shqipëri më shumë histori personale, emocione, ulje-ngritje se çdo banor tjetër.

Historia e dashurisë që solli nga jashtë me Bora Zemanin na bëri të gjithve të besojmë në mrekulli. Takimi i tij romantik me Borën u konsiderua si më i bukuri që është shfaqur në ekranet shqiptyare viteve të fundit, të ngjashëm me ato të filmave. Pas atij takimi të gjithë i thanë “Mirëmëngjes vetëm Borës dhe Donaldit” që u kthyen menjëherë ne “couple goals” dhe ishin kudo në rrjetet sociale. Kjo u pasua nga një varse që Donaldi i hdohi përtej murit të shtëpisë së “Big Brother” që ndodhet në studio e “Top Channel” ku punon edhe Bora dhe nga deklarat e kësaj të fundit se “po pres që të dalë Donaldi”. Ndërkohë, që komentohej shumë për lidhjen me Borën, Donaldi dhe Semi na sollën një këndvështrim tjetër të raportit që mund të ketë një shoqe me (ish) të dashurin e shoqes apo raportin që mund të ketë një djalë me shoqen e (ish) të dashurës. Shumë u gjykua Semi për afrimitetin e madh që treguan në një realitet si ky i yni që ka ende shumë barriera. Megjithatë, Bora vetë u tregua krejt e pashqetësua nga afrimiteti i tyre dhe tha se i njeh shumë mirë të dy.

Megjithatë, “gjëma” e vërtetë do bëhej pas daljes së Semit. Vetëm pak ditë pas largimit të saj nga shtëpia, Donaldi u hodh në krahët e Beatrix pas bërë asnjë shpjegim, duke thyer ëndrrat e gjithë atyre që besuan të historia e tij e Borës. Aq shumë u idealizua puthja e tyre dhe ajo që u duk si ribashkim, saqë urrejtja e mospranimi i lidhjes së tij me Beatrix nga njerëzit ishte në një shkallë që nuk e kishim parë kurrë më parë. Prej kësaj erdhi edhe ai që shumë e konsideruan si “gjyqi” që iu bë Donaldit pas lidhje mes Beatrix. Kur pa videot kur Bora kishte thënë se po e priste, pendesa në sytë e Donaldit u lexua nga të gjithë, megjithatë ai insistoi se priste një shenjë nga ajo. Donaldi vijoi lidhjen e tij me Beatrix mes shumë ulje e ngritjesh të justifikuara shpesh edhe nga presioni që të jep reality-shoë. “Më mirë të vazhdojmë vetëm”- i tha ai Beatrix duke bërë që të interpretohej nga të gjithë si një shenjë se ai nuk ka ndjenja për të. Por dalja e Beatrix tregoi një Donald tepër të vetmuar, shpesh edhe të thyer, me gjeste të bukura të herëpashershme duke i shprehur ndjenjat Beatrix.

E teksa askush nuk e di nëse lidhja e tyre është e vërtetë, do zgjasë apo jo, me siguri mund të themi se Donaldi është një nga personat që ka debatuar më së shumti këtë edicion dhe prap është ankuar “Më li të flas”. Një nga shprehjet më virale që tashmë është edhe emri i emisionit të tij dhe Romeos. Padyshim krijimi i një ‘rivaliteti’ mes tij dhe Ilirit ka qenë një nga pikat kryesore të spektaklit. Ndonëse rivalë, ata kanë treguar një ‘lloj kimie’ në mënyrën se si debatonin apo se si i harronin gjërat krej papritur dhe silleshin normalisht. Fifi, Arjola, Monika, Arditi, Paloma, Meridiani janë disa nga ish-banorët me të cilët ai ka patur debate shumë të forta. Por, debate më i ashpër dhe i ulët jo vetëm I tij, por i gjithë këtij edicioni ka qenë ai me Einxhel. Dyshja kishin treguar se kanë oatur një zënkë jashtë porn ë shtëpina e “Big Brother” zgjodhën të ishin miq deri kur Donaldi nuk shpëtoi Dagz në një zinxhir nga I cili ai la shtëpinë. Kjo revoltoi shumë Einxhel e cila mes të tjerash hodhi akuza të rënda në drejtim të aktorit duke thënë se aid he vëllai i tij, Romeo Veshaj, janë bërë të famshmën nga të dashurat që kanë patur. Kjo deklaratë u pasua nga një sërë ofendimesh nga Donaldi për Einxhel, duke e quajtur atë “femër nate” e duke u shprehur se “unë di shumë gjëra për ty por nuk i them”. Kjo nxiti shumë kritika në drejtim të tij dhe njerëzit nuk e justifikuan aspak gjuhën dhe tonin e përdorru nga Donaldi. Dhe këtu jemi te një nga pikat e tij më të dobëta: toni i zërit. Sikurse e ka pranuar edhe vetë, ai ka një ton zëri shumë të lart, që në debate ku shpesh ka dalë nga veta, ka bërë që të krijohej një situatë e pakendëshmë. Shpesh kritikët e tij e kanë konsideruar si “skizofren” në rrjetet sociale referuar zërit, apo edhe deklaratave të tilla si “Nëse Iliri fiton “Big Brother VIP” unë hidhem nga kati i tretë”.

Për të balancuar këtë pikë të dobët, mund të përmendim një pikë të fortë që Donaldi ka trguar: Drejtësia. Thuajse të gjithë banorët kanë deklaruar pas daljes se Donaldi është njeri shumë i drejtë dhe ka një zemër të bardhë. Kësaj po i bashkëngjisim edhe diemsnionet që ai ka treguar si artist. Shumë e njihnin si aktor dhe comedian, por Donaldi është edhe një piktor shumë i mirë. Madje, ai u bë edhe pjesë e një ankandi me pikturën e Ismail Qemalit lekë e të cilës shkuan për të ndihmuar tre fëmijë autikë. Fansat e Donaldit e konsiderojnë atë “gëzimin” e shtëpisë për shkak të lojërave dhe shakave që ka bërë këto muaj.

Dhe për ta mbyllur, ndonëse Donaldi u fut vetëm në “Big Brother VIP”, duket se dhe Romeo ka qenë pjesë e saj. Mesazhi me audio për Donaldin, ndërrimi i vendeve me të për të parë reagimet e banorëve, ardhja me parashutë, surpriza e fundit me helicopter, kanëe qenë të gjitha shumë të komentuara dhe të pëlqyera nga publiku. Duhet thënë se Romeo ka bërë një punë shumë të mirë marketing për Donaldin. Nëse do pëkthehet kjo në fitim të 100 mijë eurove mbetet ende për tu parë.

BENIADA

Modelja e rritur në Itali ka qenë surpriza e këtij formati me batutat e saj që nuk do harrohen për shumë gjatë, si “Për kokë të Zotit”. Shpesh e paragjykuar për profesionin e saj, askush nuk e priste në fillim se Beni do kapte finalen. Beniada është personi më pozitiv dhe ‘funny’ i këtij edicioni, pa komplekse, shumë natyrale. Ndonëse nuk di mirë shqip ajo ka treguar se i kupton dhe argumenton më mirë se shumë të tjerë. Njerëzit e shohin Beniadën si shembullin perfekt se njeriu nuk ka nevojë të ngrejë zërin për të debatuar dhe për të thënë fjalën e tij. Ajo nuk ka luajtur me zhurmë si banorë të tjerë dhe nuk ka patur shumë debate. Debatin më të madh e ka patur me paqëndrueshmërinë dhe siç e quajti ajo një lloj dyfytyrësia të Monikës. Beniada nuk ka treguar dobësi dhe nuk ka përdorur asnjë element të jetës së saj për lojën. Rrëfimet e saj dhe aventurat prej një vajze të re që jeton vetëm në Milano na kanë pëlqyer të gjithë por përveç notave positive, këto rrëfime nuk janë përdorru asnjëherë nga ajo si strategji.

Ndonëse një vajzë seksi dhe shumë simpatike, Beniada zgjodhi mos të flirtonte me askënd. Ndonëse fillimisht u pa se kishte një pëlqim për Donaldin dhe Arditin, ajo e menaxhoi shumë mirë situatën dhe i kanalizoi të dy në zonën e miqve. E po ashtu bëri edhe me Valonin i cili shprehu pëlqim për të, duke u distancuar nga këngëtari menjëherë.

Beniada ka qenë gjatë gjithë kohës konsistente me të gjithë dhe nuk ka dashur të asociohet me asnjë lloj grupimi, as me atë të Donaldit as me atë të Ilirt, por as me atë të Einxhel. Thënë kjo, Beniada pati shumë presion javët e fundit për shkak se nuk i mbajti qëndrim Donaldit pas sherrit të tij me Einxhel por vijoi me të dy njësoj. Modelja tha se nuk ka arsye mos të jetë mirë me Donaldin për sa kohë nuk i di gjërat si ajanë dhe kur ai i ka qëndruar gjithnjëe pranë. Madje, ajo e cilësoi strategji të Ilirit dhe Arjolës, faktin që ata i kërkonin të distancohej nga Donaldi.

Beniada ka sjellë një stil të ri komunikimi dhe të bërit lojë në “Big Brother”, duke përcjellë shumë qetësi dhe vërtetësi në gjërat që ka thënë. Ajo sidomos ka sjellë shumë dashuri dhe energji të mirë. Gjithmonë duke qeshur, kënduar “O parfum, parfum”, luajtur, Beniada ka qenë energjia e shtëpisë. Vështirësitë e saj me shqipen janë padyshim tipari më dallues dhe i dashur nga publiku. Videot e saj kanë pushtuar TikTokun dhe shumëpak i ka rezistuar ëmbëlsisë se Beniadës. Madje, aq popullore është Beniada saqë rikthye sërish në vëmendje pas thuajse 20 vitesh këngën e Sinan Hoxhës duke e kënduar nëpër shtëpi. Apo, dajë Pashukun që e bëri një personazh viral vetëm duke e përshëndetur çdo ditë.

Pa u viktimizuar asnjë moment, historia e Beniadës i emocionoi të gjithë. Ajo ka luftuar me kancerin e gjirit duke e fituar këtë betejë dhe duke u bërë kështu shembull force për të gjitha vajzat. U duk e pabesueshme, sesi pas nja vajze aq të qeshur fshihej një histori aq e fortë. Por, kjo është Beniada dhe e veçanta e saj.

Të thuash gjëra negative për Beniadën është e vështirë, megjithatë “kritikët” e rrjetjt kanë rezervat e tyre mbi lojën e paqëndrushme sipas tyre të Beniadës, luan me të dyja anët dhe nuk ka qenë shumë luftarake. Megjithatë, kjo nuk e bën Beniadën të dobët, por tregon se të mos ndikohesh kërkon një forcë shumë të madhe.

ILIRI

Një nga personazhet më të fortë të këtij edicioni dhe shumë persona janë të mendimit se ai ka luajtur rolin e “Il Padrinos”. Iliri ka patur nja avantazh nga shumë të tjerë që është pjekuria nga mosha e tij. Dhe kjo e ka ndihmuar që Iliri mos të bëjë shumë sjellje të banorëve të tjerë dhe të mendojë ftohtë. Por, kjo është reflektuar edhe në sjelljet e tij në punët e shtëpisë apo fakti që ka gatuar për dhjetëra persona për javë me radhë.

Iliri e nisi rrugëtimin e tij duke bërë një rrëfim shumë të guximshëm. Ai tregoi se vite më parë ka tradhëtuar gruan e tij për tre vite. Ajo ka vendosur ta falë dhe këtë histori nuk e dinte as vajza e tij Emily e cila si ne e ka mësuar prej ekranit. Megjithatë, kjo histori i është kthyer shpesh në boomerang pasi banorët e kanë përdorur për lojë. E madje, gruaja e tij, Emnuela, erdhi nga Italia për ta takuar e për t’i thënë se nuk ndihet mirë me rrëfimit e tij.

Një nga gjërat më të veçanta të Ilirit por edhe të këtij “Big Brother” ka qenë lidhja e tij me Sabianin. Brenda një kohe të shkurtër, Iliri dhe Sabiani u bënë shokë të ngushtë dhe madje deklarata e këngëtarit se balerini është “100 mijë euroshi im” është ndër më viralet, siç është deklarata e Ilirit kur dëgjon këngën e Sabianit për tradhëtinë e thotë “E ka bërë për mua”. Ndërkohë një tjetër lidhje të ngushtë mes shumë të tjerash, Iliri e krijoi edhe me Arjolën. Ata u bënë të pandarë dhe duket se miqësia e tyre do vijojë edhe jashtë. Ndonëse pati shumë persona që e kritikuan puthjen e tyre në buzë të dhënë së fundmi për një skeç, shumë të tjerë e kanë mirëkuptuar, mes tyre edhe bashkëshortja.

Kjo eksperiencë e Ilirit është shënjuar edhe nga marrëdhënia e ndërlikuar e tij me Monikën. Fillimisht, ata ishin shumë të afërt por me kalimin e kohës diçka ndodhi dhe dyshja u përfshinë në debate e akuza të pafundme. Në spektakël ata ziheshin e debatonin me tone të ashpëra ndërsa gjatë javës shkonin si mos më mirë, duke shkembyer batuta e ironi. Duke qenë se jemi te debatet, përveçse me Donaldin, debate të forta Iliri ka patur edhe me Einxhel e cila e quajti të pafytyrë dhe po ashtu i përmendi tradhëtinë. Kjo nxorri Ilirin nhga vetja, duke bërë të njëjtin gabim si Donaldi e duke iu drejtuar me një gjuhë që la shumë për të dëshirur. “Unë të masakroj, femër ordinere!”- iu drejtua ai moderatores duke nxitur shumë reagime.

Po ashtu, vlen të përmendet edhe debate i tij me Token, i cili futi në shtëpinë e “Big Brother VIP” një histori të shumë viteve më parë kur Iliri nuk e kishte pranuar në një audicion. Pavarësisht si u përdor, Iliri doli i fituari nga ky debat me Token që doli nga shtëpia pasi Iliri e çoi në nominim me veten dhe Arbërin.

Nga ana tjetër, njerëzit nuk kanë pëlqyer faktin që Iliri është shumë mekanik dhe mendon vetëm për lojë. Fakti që ka ndryshuar disa herë version dhe ka përdorur situata të ndryshme e kanë bërë që shumë persona ta konsiderojnë edhe si “skuth”. Ai i tha Donaldit gjatë një darke se janë të vetmit që nuk kanë përdorur persona të tretë në debate, por në spektakël tha se Donaldi ka përdorru gruan e tij për lojë. Po ashtu, planifikimi i nominimeve, quajtja “dele” me Sabianin e banorëve të tjerë, apo krasitja e pemës së famshme që simbolizonte Donaldin, Semin dhe Kledin ka krijuar një shije të keqe te publiku që mbahet ende mend.

EINXHEL

Ndonëse u bë pjesë e lojë tre javë më vonë, Einxhel spikati që në fillim për karakterin e saj. Të gjithë e cilësojnë si një femër të fortë dhe me këmbë në tokë. Fillimisht Einxhel u pozicionua krah Donaldit duke patur debate të forta me Ilirin. Ajo e quajti “të pafytyrë” dhe një sërë epitetesh të tjera, duke nxitur kështu një rivalitet të fortë mes tyre, që mori fund vetëm pak javë para finales.

Megjithatë, ndonëse mundohet ta fshehë Einxhel është shumë e ndjeshme. Këtë e ka nxjerr në pah sidomos lidhja me Dagz dhe lotët e saj kur ai u largua nga shtëpia. Për javë të tëra, Einxhel mohoi të lidhej me Dagz duke nxjerrë justifikime apo arsyetime të ndryshme. Megjithatë, ajo u dorëzua kur ai u rikthye ne shtëpi pas eleminimit, duke i shprehur ndjenjat. Lidhja me Dagz nxorri në pah një Einxhel romantike, të dashur, të ëmbël dhe të përkushtuar. E duke qenë se jemi te ndjeshmëria, Einxhel tregoi nje histori shumë të fortë, duke i përlotur të gjithë, atë të nënës së saj e cila vuan nga Parkinsoni dhe mezi lëviz.

Po ashtu, moderatorja ka marrë vlerësime pozitive për kauzën e saj për të ndihmuar gratë dhe vajzat shqiptare. Prej fillimit të eksperiencës së saj, ajo tregoi se 100 mijë euro nuk I hyjnë në punë. Por, do donte një mundësi për të ndihmuar vajzat që nuk kanë mundësi të arsimohen. Dhe kjo mundësi iu dha nga “Top Channel” që i ofroi një emission për këtë kauzë.

Ajo që e bënë Einxhel shumë të fortë, përveç faktit që ka qenë shumë herë në nominim, është edhe fakti që ka debatuar dhe ka patur kundër dy banorët më të fortë, Ilirin dhe Donaldin. Mirëpo, nga ana tjetër kjo është edhe ajo që e dobëson sepse tek të dy, ajo ka përdorur emra të tretë dhe ka përdorur histori personale për lojë.

Dhe për ta mbyllur, Einxhel qëndroi rreth tre javë në shtëpina e “Big Brother VIP” me dorën e thyer. Një lojë me Ilirin bëri që ajo të rrëzohej e të thyente krahun duke iu nënshtruar një operacione. E pavarësisht të gjithave nuk u dorëzua.

Kush e meriton më shumë ose më pak fitoren, atë e përcakton publiku, por që katër finalistët i kanë dhënë shumë këtij “Big Brother-i” dhe emeritojnë finale, kjo është pak porn e sigurtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat