Bjordi Mezini është aksidentuar mbrëmjen e së martës. Burime nga policia për News 31 konfirmojnë se regjisori ishte në gjendje të dehur dhe nuk kishte patentë.
Mezini është shoqëruar për në polici. Aktualisht është në gjendje të mirë dhe fatmirësisht nga aksidenti ka pasur vetëm lëndime të lehta.
Bjordi është bërë i njohur si banor i Big Brother 2.
Ai pati një histori dashurie me Adelajdën, e cila për fat të keq nuk jeton më. Historia e tyre është komentuar gjatë si një nga dashuritë më origjinale dhe më të ndjera të një reality show.