Era Istrefi paralajmëron këngë të reja me një fotosesion artistik

Mediale Vip

Era Istrefi paralajmëron këngë të reja me një fotosesion artistik

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 21:51
Era Istrefi

Këngëtarja ka kohë që ka qenë pasive sa i përket projekteve muzikore.

Por siç duket pritjes për nisjen e një kapitulli të ri, sa i përket këngëve nga Era i ka ardhur fundi.

E këtë e tregon më së miri, postimi i fundit i këngëtares me famë ndërkombëtare e cila ka shkruar se shumë shpejt do publikojë projekte të reja muzikore. “Muzika po vjen së shpejti, mbajini sytë hapur”, ka shkruar Era në mbishkrimin e disa imazheve të reja, të cilat aludohet se mund të jenë nga klipi i ri.

Menjëherë, pasi ajo paralajmëroi për këngën, i vërshuan komentet e shumta nga fansat dhe kolegët, duke mos munguar edhe një koment nga motra e saj, Nora Istrefi të cilët mezi presin lansimin e këngëve nga Era.

Buta, Getinjo, Dhurata Dora, ishin disa nga artistët  e estradës shqiptare që i shënuan nga një koment këngëtares. Ndryshe, Era Istrefi është larguar nga kompania “Ultra Music” e kjo gjë u bë e ditur ditët e fundit.

E rëndësishme të veçohet se, një nga arsyet e mungesës së Era Istrefit në pamundësi të lansimit të këngëve të reja ka qenë ideja e saj për të kënduar në gjuhën shqipe. Në një prononcim me presidenten, Vjosa Osmani, Era kishte zbuluar se do nis punën me një kompani tjetër, sepse me atë që ka qenë e ka ndërprerë punën, pasi kompania nuk e ka lejuar të këndojë në shqip.

Rruga ligjore ia ka bërë të pamundur, Erës lansimin e ndonjë projekti muzikor deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat