Monika zgjedh Donaldin para Ilirit si fitues të Big Brother VIP

Mediale Vip

Monika zgjedh Donaldin para Ilirit si fitues të Big Brother VIP

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 22:15
Monika Lubonja

Sot (e enjte) në Ftesë në 5 me Bieta Sulon ishte e ftuar Monika Lubonja, e cila rrëfeu sesi kanë shkuar këto ditë jashtë shtëpisë së Big Brother VIP.

Ajo pohoi se i ka shfrytëzuar këto ditë për t’u qetësuar, por nuk ka harruar të urojë pilotin për ditëlindje dhe i ka bërë një ftesë për të ngrënë drekë bashkë.

Sa i përket marrëdhënies me banorët dhe ish-banorët e BBV, Monika tregoi se flet me Arjola Demirin, ndërsa Sabianit ia ka bërë bllok.

E për marrëdhënien e shumëpërfolur me Iliri Shaqirin, ajo ka sqaruar se është ndier e zhgënjyer. Madje sipas saj, lezetin Ilirit ia ka dhënë pikërisht ajo.

E pyetur nga Bieta se kujt ia uron fitoren, Monika mbështeti dhe argumentoi për Donald Veshajn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat