I kujtuan Donaldin në emision, Bora Zemani habit me reagimin e saj

Mediale Vip

I kujtuan Donaldin në emision, Bora Zemani habit me reagimin e saj

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 00:05
Bora Zemani

“Më lër të flas!” është shprehja e famshme që Donald Veshaj ka përmendur brenda Big Brother VIP dhe do të jetë emisioni i ri televiziv sapo të përfundojë rrugëtimi i tij në reality shoë.

Kjo fjali është bërë dhe pjesë e emisionit “Përputhen”, ku po diskutohej takimi i Erionit me Rrushen. Mikela, e cila është deklaruar për Erionin është acaruar keq nga takimi i tyre ku Rrushja tha se po futen persona mes tyre.

“Unë po futem mes jush”, ishte pyetja e Mikelës për Erionin, i cili po përpiqej t’i shpjegonte se nuk ishte për të konkretisht por në përgjithësi pasi nuk folën me emra.

Ndërsa Rrushja po ndërhynte mes tyre, Mikela nuk u përmbajt dhe ngriti tonin e zërit duke bërtitur: “Më lër të flas”, duke shkaktuar dhe të qeshura në studio. Edhe Bora Zemani nuk e mbajti dot të qeshurën.

Së fundmi, historia e Bora Zemanit me Donald Veshajn ka qenë ndër më të komentuarat në faqet rozë. Ndërkohë Donaldi krijoi romancë me Beatrix Ramosaj në BBV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat