LIVE nga Big Brother VIP: Ish-banorët ndezin skenën, Arbana zbulon suprizën e parë

Mediale Vip

LIVE nga Big Brother VIP: Ish-banorët ndezin skenën, Arbana zbulon suprizën e parë

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 21:28
Big Brother Vip

(E plotësuar) - Supriza e parë e natës finale: Arbana në pritje të ëmbël

Arbana zbuloi live në finalen e Big Brother VIP se këtë spektakël e ka prezantuar së bashku me fëmijën që po pret.

“Këtë vit BB e kemi prezantuar 2”, u shpreh ajo.

Lajmi u prit me duartrokitje dhe shumë emocion nga të gjithë. Ky do të jetë fëmija i tretë për moderatoren e njohur dhe i dyti me partnerin e saj Eduart Grishaj, me të cilin është e dashuruar prej kohësh.

Ajo ka arritur ta fshehë mirë pritjen e ëmbël gjithë javët e spektaklit.

Image
Arbana Osmani

Spektakli sonte nis me një koreografi vallëzimi nga ish-banorët

Sapo ka filluar edicioni i finales së “Big Brother VIP”.

Programi sonte nisi me një koreografi nga ish-banorët të cilët ndezen skenën e shtëpisë së famshme.

Ish-banorët, Semi Jaupaj, Kledi Hysa, Ardit Çuni, Dritan Brama vallëzuan në skenë.

Ndryshe, sonte do zgjedhet fituesi i “Big Brother VIP Albania”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat