Të njëjtën veshje si aktorja amerikane, zbulohet sa kushtoi kostumi që veshi Beatrix në finalen e Big Brother VIP

Mediale Vip

Të njëjtën veshje si aktorja amerikane, zbulohet sa kushtoi kostumi që veshi Beatrix në finalen e Big Brother VIP

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 18:09
Beatrix

Këngëtarja Beatrix Ramosaj kishte zgjedhur kostumin nga Rick Owen për finalen e Big Brother VIP.

Pas udhëtimit në Dubai, Beatrix u shfaq në finale për të surprizuar Donald Veshajn duke kënduar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Veshjen e saj, një body ngjyrë metalike nga “Rick Owens” që kushton 2 mijë 810 dollarë e zgjodhi kushërira e saj Anxhelina.

Të njëjtën veshje ka zgjedhur aktorja e njohur Halle Berry në dhjetor të 2021-it për në Tapetin e Kuq të People’s Choice Awards 2021.

Beatrix e ka treguar vazhdimisht mbështetjen e saj për Donaldin në këtë edicion të Big Brother VIP, por fitoren e mori Ilir Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat