“Treshet nuk më pëlqejnë”, Mikela përplaset keq me Rrushen: Shuj se na shurdhove

Mediale Vip

“Treshet nuk më pëlqejnë”, Mikela përplaset keq me Rrushen: Shuj se na shurdhove

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 22:56
Foto nga emisioni

Erioni dhe Rrushja shfaqën shumë afrimitet në takimin e tyre, gjë që nuk i pëlqeu aspak Mikelës. Ajo la studion dhe pas saj shkoi Erioni duke lënë në mes takimin me Rrushen. Në Për’puthen Prime kanë pasur përballje pasi Mikela dëshiron të dijë se ku qëndron Erioni.

Ndër të tjera, Erioni i tha se po të kishte qenë në vendin e Mikelës, do kishte agravuar më shumë situata prej nervozizmit. Kur Erioni tha se kishte pëlqim dhe për Rrushen, kjo e fundit u ngrit por u acarua Mikela duke folur me tone të ashpra.

Mikela: Treshet nuk më pëlqejnë të lutem shumë, shko ulu. Nuk do, mirë hajde ulu.

Rrushja: Ti i prish të gjitha. Mundesh ti bësh këto gjëra për meme e për të ofenduar njerëzit, por vetëm veten e nxjerr keq.

Mikela: Sa bukur më duken flokët sot.

Rrushja: Përderisa mu përmend emri, dua të kem përballje me të sepse e prishi takimin tim me dramat e veta.

Mikela: Nuk kam për të bërë përballje me të. Unë kërkoj përballje nga djali në fjalë. Ooo shuj moj shuj se na shurdhove. Po flas me Borën.

Rrushja: Kam filluar mos të dëgjoj mirë aq shumë sa bërtet. Ti edhe mikeshën e humbe për një mashkull.

Mikela: Nuk ke pasur ndonjëherë mikeshë prandaj. Nuk i dua më skenat e tilla. Paske mësuar shumë nga unë. Nuk dua të flas asgjë me Rrushen.

Rrushja: Ki kujdes si shprehesh me mua Mikela. Mos e tepro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat