Ftohja mes Arjolës dhe Monikës, Iva Tiço zbulon çfarë i tha njëra nga ish-banoret e BB VIP

Mediale Vip

Ftohja mes Arjolës dhe Monikës, Iva Tiço zbulon çfarë i tha njëra nga ish-banoret e BB VIP

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 15:23
Iva Tiço

Gazetarja e njohur, Iva Tiço, ishte sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku foli për rolin e saj si opinioniste në “BB VIP Fan Club”.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, ajo komentoi edhe “ftohjen” mes Arjola Demirit dhe Monika Lubonjës, që u bënë shumë shoqe në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë një puntate të “Fan Club” të transmetuar pak ditë para finales së madhe, të gjithë publikut i bëri përshtypje reagimi i Arjolës pas fjalëve të shoqes së saj, Monika.

Si e ka parë Iva Tiço këtë situatë?

“Më bëri dhe mua përshtypje sepse Monika dhe Arjola kishin një marrëdhënie shumë të mirë. Monika m’u duk e befasuar dhe në një moment publiciteti e pyeta Arjolën dhe më tha që ishte shumë e lodhur, e pangrënë, më pak fjalë e rraskapitur. Madje më tha që kur u regjistrua spektakli kishte qenë 48 orë pa gjumë dhe pa ngrënë. E pyeta sepse m’u duk një reagim jo normal nga ana e saj, sidomos në momentin kur Monika tha kam gjetur një motër dhe Arjola ia kthen më një ‘Po’ pa buzëqeshur, pa dashuri. Kaq duhej që të shpërthenin titujt e portaleve. Mendoj se të dyja do ta sqarojnë marrëdhënien e tyre, edhe nëse ka ndonjë krisje besoj se do ta rindërtojnë përsëri raportin e tyre në mënyrë që mos ta bëjnë këtë gjë ushqim për portalet”, tha gazetarja e njohur.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat