“Një djalë brenda shtëpisë ka cilësitë që ajo kërkon”, Beniada përballet me deklaratën e mikut të saj

Mediale Vip

“Një djalë brenda shtëpisë ka cilësitë që ajo kërkon”, Beniada përballet me deklaratën e mikut të saj

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 09:37
Beniada Nishani

Shoku i ngushtë i Beniada Nishanit, Ervin Kurti disa ditë më parë bëri një deklaratë rreth mashkullit që modelja do e shihte si të duhurin për të.

Gazetari foli për një ish-konkurrent të “Big Brother VIP”, që ka pasur cilësitë që kërkon Beniada, por refuzoi të komentonte më tej.

Deklarata e tij u rikthye sërish në qendër të vëmendjes, por kësaj radhe u komentua nga vetë me Beniada, në studion e “Ftesë në 5”.

Pasi moderatorja Bieta Sulo i tha se një deklaratë e mikut të saj ka bërë Bujë, Beniada u përgjigj:

“Çfarë ka thënë i poshtri? Sa të dal nga këtu do ta rrah, maçoku i poshtër (qesh). Për kokën e Zotit nuk ka qenë asnjëri që më ka pëlqyer, nuk na plasi zemra, nuk na bëri bam”.

Beniada ishte një nga konkurrentet e reality show-t “Big Brother VIP’, që arriti të prekë dhe finalen e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat