“Karma jeta, ja fute andej nga Dubai”, ndjekësit i reagojnë Trixës pas ndarjes nga Donaldi

Mediale Vip

“Karma jeta, ja fute andej nga Dubai”, ndjekësit i reagojnë Trixës pas ndarjes nga Donaldi

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 14:48
Donaldi dhe Beatrix

Historia e Beatrix Ramosaj me Donald Veshaj është ndër më të komentuarat që kur lindi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por lidhjes së tyre i erdhi fundi dhe këtë e konfirmuan postimet në Instagram që bëri këngëtarja gjatë ditës së djeshme.

Beatrix i ka vendosur një kryq në fjalinë “No fake stories” (Jo histori të rreme”), fjali që ishte si “moto” e lidhjes së tyre. Por kur ishte brenda shtëpisë, Donaldi stampoi një bluzë me foton e tyre dhe këtë fjali krah saj.

Image
Komentet e fansave

“Ja tek e keni, e rregullova,” shkruan ajo – pra “histori false” – shoqëruar me një emoji duke qeshur dhe një tjetër që nënkupton të qenit aktor, pra jo i vërtetë.

Postimi është lehtësisht i kuptueshëm që i referohet raportit me Donaldin.

Image
Komentet e fansave

Por nuk kanë munguar komentet nga ndjekësit që ironizojnë ndarjen e tyre duke i thënë Beatrixës se “kjo është karma”.

Për këtë i referohen faktit që këngëtarja u lumturua për puthjen e Donaldit me Borën brenda Big Brother VIP, por kur u bë vetë pjesë e reality shoë krijoi romancë me aktorin.

Image
Komentet e fansave
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat