I dashuri i Fifit me dedikim për të: E kam njo që se ka kush

Mediale Vip

I dashuri i Fifit me dedikim për të: E kam njo që se ka kush

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 19:34
Fifi dhe Adisi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, së fundi ka zyrtarizuar lidhjen e saj me Adis Patushin.

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, këngëtarja gjeti dashurinë e saj.

Lidhja e saj u konfirmua gjatë një koncerti që këngëtarja po e mbante, ku edhe shkëmbeu puthjen me Adisin para publikut.

Madje kënga e fundit e saj në bashkëpunim me Dj Pm dhe Dj Dagz e titulluar “Hana” i është dedikuar të dashurit të saj, Adisit.

E së fundi Adisi ka postuar disa fotografi profesionale bashkë me të, teksa duken tejet të lumtur.

Krah fotove ai ka shkruar: E kam njo’ që se ka kush.

Fifi gjatë rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP”, ka qenë shumë e komentuar për lojën e saj brenda shtëpisë.

Image
Fifi dhe Adisi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat