“Elgit Doda u bë i famshëm nga Big Brother VIP?” Klea Huta reagon e revoltuar ndaj pyetjes

Mediale Vip

“Elgit Doda u bë i famshëm nga Big Brother VIP?” Klea Huta reagon e revoltuar ndaj pyetjes

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 13:52
Klea Huta

Klea Huta ka reaguar për herë të parë duke iu përgjigjur të gjithë atyre që thonë se Elgit Doda është bërë i famshëm nga “Big Brother VIP”.

Elgiti ka qenë një nga personazhet publike që është përfshirë më së shumti në “Big Brother VIP” pa qenë fare pjesë e tij.

Miqësia e tij me Donaldin dhe triologjia e këngëve që kishin shkruar bashkë para formatit dhe që u publikuan gjatë e tij e vendosën Elgitin në qendër të vëmendjes. Kjo pasi u duk sikur këngët rrëfenin historinë e dashurisë mes Donaldit dhe Borës.

Përtej faktit që këngët janë shumë të bukura, Elgiti ka qenë i ftuar në shumë intervista për të folur për to, e po ashtu në koncerte teksa në rrjetet sociale ka shprehur mendimin e tij rreth situatave të ndryshme duke marrë vëmendje. Madje, ai i bëri një këngë Monikës dhe pilotit e madje e performoi atë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku takoi dhe Donaldin.

Duke qenë se producenti ka qenë shumë aktiv në media gjatë kësaj periudhe, disa njerëz mendojnë se ai u bë i famshëm nga reality-show. E madje, dikush ia ka shkruar këtë edhe partneres së tij, Kleas në një intervistë virtuale që ajo ka zhvilluar së fundmi në Instagram.

Dhe përgjjgja e saj ka qenë:

“Kur Giti bënte muzikë dhe flinte në studio nga pasioni i madh për vite me radhë për t’u bërë ky që është sot, disa prej jush akoma nuk kishin lindur, jo me ulen para televizionit me telekomandë në dorë apo ekranit të celularit duke thënë shpërfillur ‘he më mori dhe ky famë nga BB’. Askush nuk është rastësisht aty ku është. Askush nuk i di netët pa gjumë, bërrylat e shumtë, refuzimet e shumta, vuajtjet, përjetimet. Të gjithë shohin fotografi të mëdha. Ky artist dhe po të mos ishte partneri im. Është artist me A të madhe, për krijimtarinë, përkushtimin, seriozitetin dhe ndjeshmërinë e artistit që ka. Ka punuar për të qenë aty ku është sot. Nuk ka ndenjur pas celularit duke gjykuar të tjerët”. 

Image
Postimi nga Klea Huta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat