Donaldi ia kthen Beatrixës në të njëjtën mënyrë – fshin këngëtaren nga Instagrami

Mediale Vip

Donaldi ia kthen Beatrixës në të njëjtën mënyrë – fshin këngëtaren nga Instagrami

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 21:08
Donaldi, Beatrix

Romanca që nisi në Big Brother VIP në mes të Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj duket se ka marr fund.

Kështu të paktën kanë lënë të kuptohen dyshja e njohur, të cilët kanë fshirë njëri-tjetrin nga Instagrami.

Fillimisht ishte Beatrix ajo që ka fshirë nga e personave që ndjek, Donaldin bashkë me vëllanë e tij binjak, Romeon.

Madje, Beatrix bëri gjithashtu një postim ku shkruhej: “histori e rreme”, fjali që ishte si “moto” e lidhjes së tyre.

Ndërsa, pak ditë më vonë, saktësisht sot(25 shkurt) edhe Donaldi ka bërë një gjë të tillë, duke fshirë këngëtare nga lista e miqve.

Me veprimin e fundit ata të dy kanë dëshmuar se lidhja e tyre nuk ka vazhduar edhe pas përfundimit të spektaklit BB VIP, pas nuk janë parë më bashkë që pas finales.

U tha se ata të dy qëndruan larg njëri-tjetrit edhe në festën ish-banorëve që organizuan pas mbarimit të Big Brother VIP.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse këngëtarja dhe aktori do të vendosin të bëjnë një sqarim publik për fansat e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat